Telefono: 044877617 dhe 045888842

Program trajnimi për Shkathtësi Jetësore - IMD

Ky projekt është realizuar në bashkëpunim dhe financim të Drejtorisë për Rini, në kuadër të Ministrisë së Kulturës, Rinisë dhe Sporit.

Qëllimi i projektit; trajnimi i 240 të rinjëve nga 8 rajone të Kosovës në fushën e "fuqizimit të shkathtësive jetësore". Ky projekt synon përgaditjen e 240 të rinj për të ngritur aftësit e tyre jetësore, që potencialisht në të ardhmen e afërt do kenë mundësinë të hapin ndërmarrjet e tyre dhe ndikojnë në zvogëlimin e papunësisë por edhe në fuqizimin e rolit të rinisë jo vetëm në politikë-bërje dhe vendimmarrje por edhe në fuqizimin ekonomik të vendit si ndër gjeneratorët kryesore me potencialin e tyre kreative. 

 

Qëllimi i këtij projekti është që të ofroj një trajnim profesional, në përbërje të temave:

  1. Zhvillim personal.
  2. Orientim në karrierë.
  3. Motivimi. 
  4. Aftësi për mendim kritik.
  5. Organizimi i kohës.
  6. Shkathtësi për kërkim pune .
  7. Mënyrat e aplikimit për punë.
  8. Shkrimi i CV.
  9. Shkrimi i letrës motivuese. 
  10. Komunikimi. 
  11. Prezantim personal. 
  12. Paraqitja në intervistë.